Prilli sjell ndryshime të mëdha, 3 shenja të zodiakut hyjnë në një fazë të re Të përkëdhelur, të pamësuar me vështirësitë, të prirur drejt informacioneve sipërfaqësore të internetit apo shpenzimit të kotë të kohës nëpër rrjete sociale.
Fëmijëve të ditëve tona, në sytë e yllit të baletit Tamara Rojo iu mungon disiplina. Balerina kryesore e “English National Ballet” i tha revistës “Times” se, fëmijët shpesh lavdërohen për rezultatet e shpejta, më shumë sesa për atë çfarë përftohet në sajë të një pune të gjatë e të lodhshme.
“Jetojmë në një shoqëri që shpërblen suksesin e rrufeshëm, të mbështetur në fare pak talent apo angazhim, çka e bën përparimin të përkohshëm e plot me rreziqe. Njerëzit duhet të pyesin veten çfarë dëshirojnë, promovimin e triumfeve të çastit dhe dështimeve po aq të shpejta, apo duan të nxisin punën e palodhur dhe vetëbesimin”, tha Tamara Rojo, balerinë kryesore e “English National Ballet”.
Balerina spanjolle, e cila është njëkohësisht edhe drejtoreshë Artistike e kompanisë në fjalë, ka nisur të marrë mësime baleti që në moshën 5 vjeç dhe një trupe i është bashkëngjitur për herë të parë në moshën 11-vjeçare. Rojo e pohon hapur se, suksesin e ka arritur vetëm falë punës së lodhshme dhe këmbënguljes.
“Nuk kam pasur kurrë fleksibilitet natyral apo aftësi të tjera fizike, që gëzojnë persona të caktuar – rrëfen ajo, – por falë një teknike të mirë dhe ushtrimit për 6 orë në ditë që nga mosha 11 vjeç, arrita të siguroj atë lirshmëri lëvizjeje, të cilën natyra nuk ma kishte falur.
Rojo e mori drejtimin e “English National Ballet” në 2013-n, pak përpara se të mbushte 38 vjeç.
Top Channel