Mund të bëhen telefonata edhe nëpërmjet WhatsApp-it

01/04/2015 00:00

WhatsApp më në fund lejon përdoruesit e tij të bëjnë telefonata nëpërmjet këtij aplikacioni. Versioni i ri i WhatsApp-it ka tashmë tre opsione për kontaktet, “chat”-in dhe telefonatat.

Përdoruesit thjesht duhet të prekin opsionin “CALLS” dhe të zgjedhin kontaktin të cilin duhet të telefonojnë. Telefonata do të jetë pa pagesë.

Gjithsesi, opsioni funksionon vetëm nëse keni një lidhje interneti në celular.

Aplikacione të tjera të ngjashme, siç është Viber, e ofronin më parë një opsion të tillë dhe mendohet se WhatsApp-i e ka sjellë këtë të re për të qenë në të njëjtin hap me konkurrentët në treg.

Top Channel