Hani këto ushqime në mëngjes për të shmangur urinë disa orë më vonë… Të marrësh guximin dhe të propozosh për martesë në publik partnerin apo partneren, sidomos kur ai ose ajo e di që e ke tradhëtuar, s’është një vendim i zgjuar.
Jamie, një britanik, zgjodhi një spektakël televiziv për t’i treguar të dashurës së tij se sa shumë e donte. Me daljen në skenë, çifti fillimisht debatoi mbi tradhëtinë. Jamie i kërkoi falje të dashurës së tij dhe tha se tradhëtia ishte “një moment dobësie dhe një gabim që nuk do të përsëritet”.
Për të treguar se sa shumë e donte të dashurën me emrin Dawn ai ulet në gjunjë dhe nxjerr prej xhepit një unazë me shpresën e madhe se ajo do ta pranonte. Por ndodhi krejt e kundërta. Dawn flak tutje kutinë me gjithë unazën dhe largohet menjëherë nga skena. I sikletosur Jamie merr kutinë e hedhur në shesh dhe e ndjek nga pas.
Top Channel