Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar
Kur flitet për çështjet në Tokë ndasitë mes Uashingtonit dhe Moskës janë të thella, sidomos kohët e fundit kur tensionet janë përshkallëzuar si pasojë e krizës ukrainase.
Por kjo nuk pengon dy agjencitë hapësinore të vendeve respektive që të bashkëpunojnë. Roscomsos dhe NASA po mendojnë ndërtimin e një tjetër stacioni të përbashkët hapësinor.
“Ramë dakort që Roscosmos dhe NASA të punojnë së bashku për ndërtimin e një stacioni hapësinor në të ardhmen”, deklaroi kreu i agjencisë ruse, Igor Komarov.
Homologu i tij amerikan, Charles Bolden shkoi më tej kur tha se veç stacionit hapësinor duhet të shqyrtohet edhe mundësia e një misioni të përbashkët për në Mars, por pa përjashtuar nga ky hap i rëndësishëm i njerëzimit sipërmarrësit privatë që dëshirojnë t’i bashkohen.
Deklaratat e Bolden dhe Komarov u bënë gjatë lëshimit për në hapësirë të kapsulës Soyuz, me destinacion ISS (International Space Station).
Por entuziazmi për këtë bashkëpunim i pasqyruar gjerësisht në mediat ruse u frenua nga zv.Kryeministri rus, Dmitry Rogozin. Përmes një postimi në rrjetet sociale ai thotë se “qeveria do të shqyrtojë mundësinë për krijimin e një stacioni të ri hapësinore nga Roscosmos dhe NASA”. Ndërkohë, agjencia amerikane nuk ka reaguar ende zyrtarisht mbi raportimin në fjalë.
Top Channel