Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar
Dritat fiken për një orë, në vende publike dhe shtëpi private, “për të ndryshuar ndryshimet e klimës”.
Me këtë parullë kthehet Ora e Tokës, nisma e ndërmarrë nga organizata WWF në vitin 2007 për të tërhequr vëmendjen mbi ndryshimet e shkaktuara nga njeriu.
Nga Paqësori deri në brigjet e Atlantikut, 172 vende dhe territorie do t’i bashkohen lëvizjes që do të realizohet sipas orareve përkatëse, duke krijuar “një orë errësirë”.
Në botë, Ora e Tokës do të nisë në ishujt Samoa dhe do të vazhdojë në drejtim të Atlantikut, për t’u mbyllur në ishujt Kuk.
Mes pjesëmarrësve janë edhe zonat gjithnjë e më të prekura nga ndryshimet klimaterike si Filipinet, Maldivet dhe Madagaskari, si dhe vendet me rolin kyç për zgjidhjen e problemit si Brazili, Shtetet e Bashkuara dhe Kina.
Fikja e dritave do të prekë edhe monumentet, kishat dhe objekte të tjera me famë botërore, nga Kulla Eifel deri tek Porta e Artë e San Franciskos, bashkë me 40 objekte të mbrojtura nga UNESCO, mes të cilave Akropoli në Athinë, kështjella e Edimburgut dhe Lugina e Tempujve në Agrixhento të Italisë.
Top Channel