Hani këto ushqime në mëngjes për të shmangur urinë disa orë më vonë…
Për herë të parë që nga themelimi në vitin 2009, WhatsApp ka parakaluar mesazhet tradicionale të celularit. Aplikacioni i famshëm të lejon të dërgosh mesazhe apo foto nëpërmjet internetit dhe vitin e kaluar njerëzit kanë dërguar mbi 30 miliardë mesazhe WhatsApp-i në ditë, krahasuar me 20 miliardë SMS-të.
Llogaritja është kryer nga ‘The Economist’.
WhatsApp ka fituar shumë popullaritet vitet e fundit, me rritjen e përdorimit të celularëve “smartphone” dhe teknologjisë 3G apo 4G, teknologji që lejojnë internetin e shpejtë në celular.
Mendohet se ulja e dërgimit të SMS-ve mes njerëzve do t’u kushtojë kompanive të telekomunikacionit rreth 54 miliardë dollarë humbje në vitin 2016.
Muajin e kaluar, WhatsApp-i u ble nga Facebook-u për 19 miliardë dollarë. Kjo është blerja më e madhe që ka bërë deri më sot ky rrjet social.
WhatsApp ka më shumë se 450 milionë përdorues mujorë dhe pretendon se ka rreth 1 milion regjistrime të reja në ditë.
Top Channel