Me biçikletë, nga Roma në Ramallah të Palestinës. Rreth 6 mijë km, Andrea di Blasio po i bën me biçikletë.

46-vjeçari ka zgjedhur këtë formë, për të mbështetur në kauzën e tyre popullin palestinez. Ai tregoi në “Pasdite në Top Channel” se, disa vite më parë nisi të shqetësohej nga lajmet që dëgjonte për Palestinën, veçanërisht për fëmijët, viktima të luftës.

Ai ka kaluar nga Sllovenia, Kroacia, Bosnje-Hercegovina, Mali i Zi dhe aktualisht gjendet në Shqipëri. Çdo gjë që i duhet, e ka me vete. Tendën e çmontueshme për të fjetur, mjetet e gatimit, e deri te kutia e ndihmës së shpejtë. E sa i përket orientimit, rrugën ia tregon “iPad”-i i tij.

* Një fotograf, që ndihmon qentë për të gjetur një strehë. Kjo është nisma e “Guinnevere Shuster”. Duke u bërë fotoportrete qenve, të cilat më pas i publikon në faqen në Facebook të “Shoqërisë Humane”, bashkëngjitur me një përshkrim të karakteristikave të tyre, ky fotograf po i ndihmon kafshët të gjejnë një strehë të ngrohtë dhe kujdes, nga të apasionuarit pas tyre.

* Me pankarta dashurie në duar është pritur në Berlin, takimi mes Angela Merkel dhe Aleksis Tsipras. Kancelarja gjermane e kishte ftuar kryeministrin grek në një takim, për të zgjidhur çështjet që lidhen me borxhin e Greqisë. Njerëzit e mbledhur përpara ndërtesës së Qeverisë përçuan mesazhe dashurie dhe solidariteti mes dy popujve.

Gjermania e do Greqinë dhe Greqia e do Gjermaninë!

Top Channel