Gruaja amerikane: Burri nuk ma pëlqen mjekrën

26/03/2015 00:00

Një grua me mjekër po mendon të rruhet për herë të parë pas shumë vitesh në mënyrë që të duket mirë në fotot e përvjetorit të pestë të martesës së saj.

Gruaja amerikane nga Kalifornia është e prekur nga një çrregullim hormonal që shkakton rritjen e qimeve në fytyrë dhe trup. Ndërkohë që bashkëshorti i saj e mbështeti kur ajo vendosi të mos rruhej më, Annalisa Hackleman nuk është e sigurtë nëse kërkon që mjekra t’i duket në fotografitë e përvjetorit.

“David më mbështet shumë dhe e pranon mjekrën time. Nuk është se e pëlqen, por më dashuron mua dhe kjo ka rëndësi”, ka thënë gruaja për revistën ‘People’.

Top Channel