Prilli sjell ndryshime të mëdha, 3 shenja të zodiakut hyjnë në një fazë të re
Gjumi është thelbësor për t’u ripërtërirë dhe për të nisur ditën me sa më shumë energji. Shumë prej nesh ankohen se nuk flenë dot shumë, por gjumi i tepër mund të jetë akoma më i rrezikshëm.
Një studim i Universitetit Warwick analizoi 16 studime ndër vite të më shumë se 1 milion njerëzve. Në përfundim ajo që u vu re se personat që flinin më shumë se 8 orë në 24 orë kishin një mesatare më të ulët vdekshmërie se personat që flenë 6 deri në 8 orë.
“Në krye të 10 viteve, 12 përqind e personave që flinin më pak se gjashtë orë kishin ndërruar jetë. Por për ata që flinin më shumë se 8 orë, kjo shifër prekte 30 përqindëshin”, thotë Franco Cappuccio, udhëheqës i studimit.
Sipas Cappuccio-s, njerëzit që flenë më shumë se 8 orë në ditë mund të kenë një sëmundje të fshehtë në organizëm që u shkakton gjumë më të thellë.
Top Channel