“Lepurushi” që kushton 50 mijë euro

23/03/2015 00:00

Skulptura e ndërtuar e gjitha me çokollatë, ky në vendin e syve janë vendosur dy diamantë doli në ankand duke nisur nga 50 mijë euro.

Vepra e Martin Chiffers, i vlerësuar edhe me çmime ndërkombëtare në fushën e pastiçerisë, është e lartë 38 centimetër dhe peshon 5 kilogram.

“Lepuri” përmban në 75 përqind të tij çokollatë të pastër nga Tanzania dhe si dekor dy diamantë me një vlerë të përbashkët rreth 35 mijë euro.

Ankandi është hapur në faqen e internetit “veryfirstto.com” me rastin e afrimit të Pashkëve dhe me një këshillë të vyer për të gjithë të apasionuarit pas çokollatës; kujdes! Përmban 548 mijë kalori.

FOTO GALERI
1/2
Martin Chiffers dhe lepuri i tij

Top Channel