Mundësi meksikan vdes në ring (Video)
22/03/2015 00:00
Një mundës meksikan ka vdekur në ring pasi mori një goditje shumë të rëndë në një ndeshje para mijëra spektatorëve në Tihuana.
Pedro Aguayo Ramirez, i njohur me nofkën Hijo del Perro Aguayo (Biri i Qenit Aguayo), ngeli në litarë pas një shkelmimi në fytyrë nga kundërshtari dhe kaluan plot 2 minuta para se të kuptohej se diçka nuk shkonte.
35-vjeçari Pedro Aguayo Ramirez kishte 20 vite karrierë si mundës në Meksikë dhe ishte i biri i legjendarit Pedro “Perro” Aguayo.
Top Channel