Nju Jork, shqipja gjuhë zyrtare në spitalin e Bronksit

19/03/2015 00:00

Emigrantët shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gëzojnë respekt dhe të drejta.

Në spitalet amerikane, përveç faktit që pacientëve shqiptarë iu sigurohet përkthyesi, tani gjuha shqipe përdoret edhe në tabelat orientuese.

Një gjë e tillë ka nisur të aplikohet në spitalin publik “Jacobi Medical Center” në lagjen e Bronksit, në Nju Jork.

“Një shembull demokracie dhe qytetërimi amerikan. Gjuha shqipe, gjuhë e tretë zyrtare në këtë spital”, e ka komentuar këtë risi profesor Gjokë Gojçaj në rrjetet sociale.

Udhëzimet në ambjentet e këtij spitali janë përveçse në gjuhën angleze dhe asaj shqipe edhe në atë spanjolle, si dhe me gërmat e alfabetit “Braille”, për personat që kanë humbur shikimin.

Top Channel