Për një në gjashtë meshkuj vjehrra është më tërheqëse se gruaja e tyre

18/03/2015 00:00

Më mirë e ëma se e bija. Një në gjashtë meshkuj të martuar mendojnë që vjehrra është më tërheqëse se bashkëshortja e tyre.

Ky është përfundimi i nxjerrë nga një studim ku janë përfshirë 1500 meshkuj të martuar, ku rezulton gjithashtu se 31 përqind e të anketuarve besonin se edhe ata e tundonin vjehrrën e tyre.

Dy të tretat e meshkujve të pyetur thanë se do të ishin të lumtur nëse partnerja do të kishte moshën e mamasë së tyre.

“Është një vlerësim për femrat në moshë që kanë të dobët vetvlerësimin. Studimi tregon se sa të admirueshme janë vjehrrat, si nga paraqitja, stili apo edhe personalitetit”, thotë Peter Hahn, udhëheqës i studimit.

Top Channel