Linda dhe Jetmiri, një histori dashurie si në filma…

16/03/2015 00:00

Ata u njohën me njëri-tjetrin në verën e vitit 2008, në Velipojë. Për Jetmir Nikajn, asokohe 20 vjeç, ishte dashuri me shikim të parë. Ndërsa 17-vjeçares Linda Koçeku iu deshën pak ditë për të kuptuar, që pëlqimi ishte gjithashtu i fortë edhe për të.

Edhe pse dy të rinjtë nga Shkodra ishin në shoqërinë dhe kontrollin e familjeve të tyre, arritën të krijonin një lidhje të fortë, që s’kishte aspak të bënte me ato që quhen histori plazhi.

Pushimet mbaruan dhe Jetmiri u largua më pas në Itali, aty ku jeton prej vitesh, ndërsa Linda vazhdoi jetën dhe gjimnazin në Shkodër, por që të dy duke i bërë njëri-tjetrit një premtim: do të ishin gjithmonë bashkë.

Një vit e gjysmë komunikim i pandëprerë, dashuri që konsolidohej dita-ditës, derisa një ditë, krejt papritur, Jetmiri ndërron numrin e telefonit dhe “zhduket” për 4 vite me radhë.

Këmbëngulja e Lindës bën që ata të rigjejnë njëri-tjetrin në Facebook, të kuptojnë që pas aq shumë kohe ndienjat ishin të njëjtat, të ribashkohen për të mos u ndarë më dhe të finalizojnë dashurinë e tyre të fortë në një martesë, e cila kurorëzon një betejë të vërtetë dashurie 7-vjeçare.

Vargje të Lindës për Jetmirin

Gjendem pranë teje, sa lumturi!
Çdo gjë e zezë ritkhehet bardhezi,
Fytyra jote e ëmbël më buzëqesh,
Mallin e pikëlluar e shkrin mes nesh.

Të lumtur të dy në këtë botë jemi ne,
Të zjarrtë, të ndritshëm, me zemrën rrufè,
Të dashuruar, të dashuruar si të marrë,
E ëmbël kjo puthje, e gjithë puthja mall.

Top Channel