Aksident me 450 km/h, piloti shpëton për mrekulli

15/03/2015 00:00

Videoja e mësipërme tregon momentin kur një pilot i NHRC-së përplaset me barrierën me një shpejtësi marramendëse prej 450 km/h. Larry Dixon i National Hot Rod Association fatmirësisht dhe mrekullisht i mbijetoi këtij aksidenti të rëndë që ndodhi ditën e shtunë.

Pasi e nxorën nga makina e shkatërruar tërësisht, Dixon përshëndeti publikun duke e qetësuar për gjendjen e tij shëndetësore.

Piloti në fjalë ka qenë protagonist i një tjetër aksidenti të tmerrshëm në vitin 2000. Atëherë ai theu këmbën dhe pësoi një dëmtim në sy. Sipas ‘Sports Illustrated’, 48-vjeçari garon që nga viti 1995 dhe ka fituar 62 gara në karrierë.

Shpejtësia maksimale e regjistruar në këto gara ka qenë 537.7 km/h. Rekordi mbahet nga Shawn Langdon në vitin 2012.

Top Channel