Thiago Silva eliminon Chelsea-n pas 120 minutave, Bayern-i ‘tërmet’ 7 ballësh Shakhtar-it

12/03/2015 00:00

Tiago Silva eliminoi nga Champions League Chelsea-n e Mourinho-s dhe i dha mundësinë PSG-së të kalojë në çerekfinalet e këtij kompeticioni.

Edhe pse ishin në disavantazh dy herë dhe luajtën për më shumë se 90 minuta me 10 lojtarë, për shkak të daljes së pakuptueshme me të kuq të Ibrahimoviç, lojtarët e skuadrës franceze bënë një lojë perfekte. Ata arritën të barazonin dhe të mbyllnin lojën pas 120 minutave, me rezultatin 2-2.

Tiago Silva shkaktoi një 11-metërsh, por 6 minuta nga fundi ishte vetë ai që barazoi shifrat dhe ndëshkoi londinezët.

Në ndeshjen tjetër Bayern shkatërroi 7-0 Shakhtarin, hera e katërt për ta që shënojnë kaq gola në një ndeshje Champions.

Një fitore e thellë që është njëkohësisht dhe një sinjal i fortë për skuadrat e mëdha europiane, të cilat për të marrë titullin kampion duhet të mposhtin armatën e Pep Guardiola-s. Me 2 golat e shënuar mbrëmjen e të mërkurës, Thomas Muller bëhet futbollisti që ka shënuar më shumë në Champions, plot 26 gola.

Top Channel