Përtej letrës së hapur, UEFA, CONCACAF dhe AFC po mendojnë të organizojnë turne alternative
Bradley Barcola është drejt transferimit të tij në Premier League angleze. Paris Saint Germaini i ka hapur derën për t’u larguar futbollistit francez për të cilin kanë shfaqur interesin e tyre Liverpool dhe Arsenali.
Sipas tabloidit britanik ‘The Sun’, skuadra e The Reds duket se është më i avantazhuar në këtë garë kundrejt Arsenalit pasi sipas gazetarit Fabrizio Romano, futbollisti ka dhënë miratimin e tij për një kalim në Anfield me Paris Saint Germain që e ka vlerësuar kartonin e tij me rreth 130 milionë paundë, një shifër kjo që gjithnjë sipas ‘The Sun’ konsiderohet e lartë nga drejtuesit e The Reds.
Trajneri i ri i Liverpool, Andoni Iraola e kërkon me ngulm një sulmues krahu pas largimit të Mohamed Salah, ndërkohë që të njëjtën gjë e kërkon edhe trajneri i Arsenalit Mikel Arteta. Topcinjtë panë Trossard të largohet drejt Besiktas dhe dështuan në tentativën e tyre për Vinicius që rinovoi kontratën me Realin e Madridit dhe tani kanë hedhur sytë nga Barcola. Arsenali do të kërkojë të përfitojë nga fakti që Liverpool ende nuk e ka arritur një marrëveshje me PSG për kartonin e francezit dhe t’ia rrëmbejë atë rivalëve.
Bradley Barcola që nga momenti i transferimit të tij nga Lyoni në 2023, ka zhvilluar me kampionët e Francës dhe të Evropës 152 ndeshje dhe ka shënuar 39 gola duke dhënë kontributin e tij në triumfet e shumta të Paris Saint Germainit. Por në sezonin e kaluar ai e pati të vështirë të gjejë hapësirat e dëshiruara për shkak të pranisë së Dembele, Doue dhe Kvaratskhelia.
Top Channel