Ditëlindja e vajzës, që zbukuroi gjithë rrugicën

10/03/2015 00:00

Sa mundësi ka që rrotull një rrugice të gjendet një vajzë me emrin Jona? Teorikisht këtë emër mund ta mbajnë shumë, por një dedikim special shkon vetëm për njërën prej tyre.

Urimi, që qëndron varur prej pak më shumë se 24 orësh, jo vetëm që ka zbukuruar rrugicën pas gjimnazit “Ismail Qemali” në kryeqytet, por ka bërë edhe shumë njerëz kureshtarë; ndërkohë që fotoja me dedikimin “Edhe 100 Jona” është postuar nëpër rrjete sociale.

E ndërsa kryesisht vajzat kanë shijuar dedikimin me admirim, a e ka dikush idenë se cila Jonë ka festuar ditëlindjen mbrëmjen e së hënës?

“Njoh një Jonë, e njoh që fëmijë të vogël, dhe mendoj se ia ka bërë këtë dedikim prindërit ose i dashuri”, thotë një banor i zonës.

Kushdo qoftë Jona, ajo është një vajzë me fat!

Top Channel