Seria A, Interi barazon në fund me Napolin

09/03/2015 00:00

Interi përmbysi rezultatin dhe barazoi në minutat e fundit 2-2 me Napolin, një rezultat i kënaqshëm për ta, por jo për napolitanët të cilët humbën shansin më të mirë për të shkurtuar diferencën e pikëve me Romën e vendit të dytë.

Golat e Hamshikut dhe Higuanit dhanë idenë se Napoli e mbylli ndeshjen që në minutën e 63-të, por goli i Palacios dhe më pas kartoni i kuq i Henrikes i dha mundësinë skuadrës së Mançinit të rrëmbente 1 pikë falë golit me 11-metërsh të Ikardit.

Napoli i Benitezit mbetet sërish 4 pikë larg Romës, ndërsa Interi në vendin e 9 me 36 pikë, po aq sa Torino e vendit të tetë.

Top Channel