Bebja mbijeton 14 orë brenda makinës së rënë në lumë

09/03/2015 00:00

Një vogëlushe 18-muajshe është gjetur e gjallë brenda një makine më shumë se 14 orë pasi automjeti ra në një lumë në Utah të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Vajza u gjet e varur me kokë poshtë në një nga sediljet e makinës nga një peshkatar.

Tashmë, e vogla ndodhet në një spital të Salt Lake City dhe gjendja e saj shëndetësore është e qëndrueshme. Ndërkohë që nëna e saj, 25-vjeçarja Lynn Groesbeck, është gjetur e vdekur në sediljen e shoferit.

Mendohet se aksidenti ka ndodhur të premten në orën 22:30 me orën lokale, ndërsa peshkatari ka lajmëruar policinë në orën 12:30 të ditës tjetër.

3 policët dhe 4 zjarrfikësit të cilët hynë në lumë për të shpëtuar vogëlushen u trajtuan në spital për hipotermi.

Top Channel