“Apple” ka një problem…shumë fitime

09/03/2015 00:00

Me vdekjen e Steve Jobs katër vite më parë “Apple” humbi diçka, por jo gjithçka. Katër vite nën drejtimin e Tim Cook, gjiganti amerikan i teknologjisë ka humbur terren në treg, po jo sa i përket të ardhurave financiare.

Për t’u bindur mjafton t’u hidhet një sy të ardhurave të deklaruara nga “Apple” për 3-mujorin e fundit të vitit 2014. 74.6 miliard dollarë xhiroja totale me një fitim prej 18 miliardësh që për “The Guardian” është fitimi më i madh i të gjitha kohërave për një kompani, madje edhe më e lartë se të ardhurat e gjigantëve të energjisë dhe karburanteve si “ExxonMobil” apo “Gazprom”.

Me 178 miliard dollarë likuiditete dhe me vlerën e aksioneve që rriten në vazhdimësi në bursë, tani për tani problemi më i madh për “Apple” është se si të shpenzojë paratë.

E thënë më thjeshtë, sipas analistëve të “Standard and Poor’s” nëse do të shpërndaheshin për 320 milion amerikanët përfitimet e “Apple”, çdo qytetari do t’i takonte 552 dollarë.

Pasuria e “Apple” në shifra:

Likuiditeti që disponon “Apple” – 178 miliard dollarë
Të ardhura nga 3-mujori i fundit i 2014-ës – 74,6 miliard dollarë    
Fitimet në 3-mujorin e fundit të 2014-ës – 18 miliardi dollarë    
iPhone të shitur në 2014-n – 192,7 milionë    
iPhone të shitur çdo ditë përgjatë 3-mujorit të fundit të 2014-ës – 34 mijë
Tregu i “Apple” në fushën e telefonave inteligjentë – 19,7 përqind (Tregu i telefonave Android 76,6 përqind)
Punonjës në mbarë botën – 98 mijë

Top Channel