Vishet si Christian Gray, përjashtohet nga shkolla

06/03/2015 00:00

Një djalë 11-vjeçar në Britani, i cili u vesh për në shkollë si Christian Gray, protagonisti i filmit erotik të shfaqur së fundmi “50 Shades of Gray”, u përjashtua.

Tabloidi britanik “Daily Mail” shkruan se nëna e tij, Nicola kishte reaguar duke thënë se veshja e të birit nuk kishte asgjë të jashtëzakonshme për t’u ndaluar.

Madje, tha ajo, kostumi i Liam ishte më i përshtatshëm se disa veshje të tjera që veshin moshatarët e tij. “Liam do të vishej si James Bond, por atij nuk i pëlqejnë personazhet që vrasin njerëz”, vijoi e ëma e 11-vjeçarit.

Filmi, pavarësisht arkëtimeve dhe interesit që zgjoi sidomos nga ata që kishin lexuar më parë librin me të njëjtin titull, u konsiderua nga kritika si i pavlerë dhe që nuk përcjell asnjë mesazh për shoqërinë.

Top Channel