“Përqafime falas” kundër çdo paragjykimi

02/03/2015 00:00

Çdo ditë përballemi me diskriminimin mes personave nga krahina të ndryshme, një besimi tjetër fetar apo dhe me prirje seksuale ndryshe nga e jona. Dëshira për t’i thënë “Ndal” mentalitetit, bëri bashkë në fundjavë një grup të rinjsh nga Tirana, me një mesazh për të gjithë shqiptarët: përqafime falas kundër çdo paragjykimi.

Vendi u zgjodh në një zonë shumë të frekuentuar nga rinia: në hyrje të ish-Bllokut. Tullumbacet dhe tabelat shumëngjyrëshe dalloheshin lehtë mes kalimtarëve të rastit, të cilët përveç habisë nuk nguronin të hapnin krahët.

Edhe pse nuk ishin shumë në numër, mesazhi ishte i qartë. Ne si shoqëri kemi nevojë ta duam njëri-tjetrin. Të gjithë erdhën, paçka moshës apo profesionit.

Organizimi nuk është i rastësishëm. Vajzat dhe djemtë shqiptarë donin t’i ngjanin atyre europianë, që gjithashtu kanë nisur një lëvizje ndërkombëtare kundër gjuhës së urrejtjes. Fushatë ose jo, fakt është se një ditë përqafimesh është shumë pak në ambientin tonë social.

Padyshim që këta të rinj janë shembull frymëzues…

Top Channel