Më 9 mars ora inteligjente e Apple

27/02/2015 00:00

Shtatorin e vitit të kaluar “Apple” njoftoi se do të dalë së shpejti me orën inteligjente dhe ‘së shpejti’ erdhi.

Gjiganti amerikan i teknologjisë njoftoi këto ditë se do të hedhë më datë 9 mars në treg orën inteligjente “Apple Watch”.

Në njoftimin e “Apple” nuk jepen detaje mbi orën, por pritshmëritë janë të mëdha. Në forume teknologjike konsumatorët kërkojnë një kombinim perfekt mes teknologjisë dhe estetikës, por duhet pritur 9 marsi për të parë nëse këto pritshmëri do të realizohen dhe “Apple” të hyjë në tregun ku “Samsung”, “Sony” dhe “LG” janë prej muajsh.

Ora inteligjente është i pari produkt i ri i hedhur nga “Apple” që prej vitit 2010, kur prezantoi para botës iPad-in, ndërkohë që në 9 mars, përveç orës nuk përjashtohet as prezantimi i një MacBook Air të ri dhe një iPad Pro 12 polësh.

Top Channel