Blerina Kllokoqi Rugova është stilistja shqiptare, që u përfaqësua me disa krijime në natën e ndarjes së çmimeve “Oscar”. Ajo stiloi 5 fustane, tre për prezantimin zyrtar dhe dy për festën pas ceremonisë.

Krijimet e saj u veshën nga Jon Mack dhe Susan Thompson. Blerina tregoi për “Pasdite në Top Channel” këtë eksperiencë të jazhtëzakosnhme dhe mundësi të artë në rrugën e saj të stilimit.

* Të humbësh një fëmijë është gjëja më e tmerrshme për një nënë. Kjo ka qenë një ngjarje e dhimbshme për Michelle-n, kur para 3 muajve humbi djalin e saj 19-vjeçar, Blaine, në një aksident në punë.

Por, falë 3 fëmijëve të saj dhe një stacioni radiofonik të famshëm në Australi, kjo nënë ka përjetuar një gëzim të madh. Folësja Jackie O. tha: “E di Michelle se kjo është një barrë e rëndë. Por ne duam të bëjmë diçka të mirë për ty. Tashmë do qetësohesh në shtëpi dhe të mos vraposh në punë, sepse ne do të paguajmë hipotekën e shtëpisë suaj për 6 muaj dhe do të përfundojmë punët, që djali yt po bënte për ty”.

Kur Michelle kuptoi se po flitej për të, ka shpërthyer në lot.

* Letra prekëse kushtuar babait, që mallëngjeu botën, i rikthehet pas disa vitesh vajzës që e shkroi. 10-vjeçarja e kishte humbur atë në një park makinash, pasi ra nga tullumbacja që do e çonte në qiell.

Letra kishte rënë në ambientet e një lokali dhe një nga punonjësit e kishte gjetur. Ndër të tjera, vajza shkruante “babi im i dashur, në darkë shikoj qiellin dhe në yllin më të shndritshëm shpreh një dëshirë, aty shpresoj të jesh ti”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA