Paraguaj, striptizëm në komisariatin e policisë

23/02/2015 00:00

Fotoja e një polici duke kërcyer me një femër nudo në komisariat ka bërë që në Paraguaj të nisë një hetim i gjerë. Fotoja është publikuar në gazetën ‘Chronica’, por më parë ishte publikuar “online” me këtë shkrim shoqërues: “Po e postoj këtë foto pasi këto gjëra ndodhin gjithmonë nëpër komisariate.”

Mendohet se pamjet i ka bërë publike një polic, i cili për gazetën ‘Chronica’ ka sqaruar: “Në komisariat organizohen orgji dhe gjen prostituta e striptiste sa të duash. Kjo gjë duhet të marrë fund.”

Zyrtarët e lartë të rendit në Paraguaj kanë nisur një hetim dhe zëdhënësi i Policisë, Paulo Alonso, është shprehur: “Po hetohet në lidhje me këtë ngjarje. Duam të dimë nëse është një incident i veçuar apo është bërë e zakonshme nëpër komisariate.”
 

Top Channel