
Pas Parmës dhe Fejenordit ishte Verona ajo që e ndali sërish Romën në një barazim 1-1.
Pretendimet për titull të kryeqytetasve duket se janë venitur pas këtij barazimi , duke qenë se distanca tashmë ka shkuar në 9 pikë nga Juventusi i vendit të parë.
Edhe pse kaluan të parët në avantazh me kapitenin Totti, të besuarit e Rudi Garcia-s nuk e mbajtën dot rezultatin, madje ishte Keita ai që barazoi shifrat me nja autogol në minutën e 38-të.
Milani i Inzaghi-t u rikthye të dielën te fitorja, duke mposhtur Cezenën e vendit të parafundit në renditje me rezultatin 2-0 në “San Siro”, me gola të Bonaventura-s dhe Pazzini-t.
Një fitore të rëndësishme mori edhe Lacio ndaj Palermos me rezultatin 2-1, duke u ngjitur në kuotën e 40 pikëve në vendin e katërt, vetëm dy më pak se Napoli i vendit të tretë.
Top Channel