SHBA, policia lëshon urdhër-arrest për Mbretëreshën Elsa
20/02/2015 00:00
Policia amerikane ka lëshuar një urdhër-arresti për Mbretëreshën Elsa të filmit të animuar ‘Frozen’.
Agjentët në qytezën Harlan (Kentaki), duke marrë shkas nga moti shumë i ftohtë, shkruajtën me shaka në Facebook: “E dyshuara është një femër bjonde. Herën e fundit që është parë kishte të veshur një fustan blu të gjatë dhe këndon shpesh këngën ‘Let It Go’. Siç mund ta shihni edhe vetë nga koha e keqe, ajo është shumë e rrezikshme.”
Më pas, policia postoi një tjetër mesazh duke sqaruar se përtej shakave, njerëzit duhet të kenë kujdes nga moti i ftohtë.
Top Channel