Nutella dhe kotele, ja si ISIS rekruton femrat perëndimore

20/02/2015 00:00

Janë me dhjetra raste të raportuara deri më tani të femrave perëndimore që braktisin gjithçka për t’u martuar me xhihadistët e ISIS-it në Siri dhe Irak.

Për shërbimet sekrete dhe pjesën më të madhe të analistëve, fillimisht pjesa më e madhe e këtyre vajzave të reja janë mashtruar nga propaganda e ISIS-it se atje do të gjenin parajsën.

Por për CNN metoda kryesore me të cilin ISIS mashtron dhe më pas rekruton vajzat të reja në perëndim është më e thjeshtë; Nutella dhe kotele. Carol Costello, gazetare e gjigantit mediatik amerikan, tha në një emision të sajin se xhihadistët vendosin në rrjetet sociale foto të markës së famshme të çokollatës dhe maceve për të bërë për vete femrat.

Të tilla pretendime të CNN kanë ngjallur jo pak ironi në rrjetet sociale, edhe nga vetë pjesëtarë të ISIS-it.

Abu Abdullah Amriki, që thotë se është pjesë e xhihadistëve në Siri, postoi një foto me një kotole dhe një kuti Nutella me shënimin: “Dëgjova se martohemi me një Nutella dhe një kotele! Pse dreqin jam akoma single unë?!”.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel