Hani këto ushqime në mëngjes për të shmangur urinë disa orë më vonë…
Kur policia indoneziane pa një foto të një fëmije që kishte veshur pizhama aspak të përshtatshme (ku shihen panda gjatë çiftëzimit) u vu menjëherë në lëvizje. Ata e postuan foton në Facebook dhe paralajmëruan banorët e Xhakartës që të bënin kujdes nga një veshje me dizajn të tillë.
“Nëse keni informacion për tregtimin e këtyre pizhamave, ju lutemi që të paraqiteni në komisariatin më të afërt”, shkruhej në postimin e policisë në rrjetin social.
Por, gjërat nuk janë siç duken. Policia indoneziane është mashtruar nga një “meme” interneti, që për më tepër është e vjetër pasi është postuar rreth 18 muaj më parë.
Fotoja përmban logon e 9gag.com, një faqe interneti që poston foto për të qeshur dhe jo gjithmonë të vërteta.
Top Channel