Turqi, nëna mbyt djalin 10-vjeçar se kishte veshë të mëdhenj

18/02/2015 00:00

Një nënë turke ka mbytur djalin e saj 10-vjeçar pasi mendonte se veshët e tij të mëdhenj po i shkatërronin jetën. 37-vjeçarja Nuray Sacan pagoi për një operacion për zvogëlimin e veshëve, por e pakënaqur nga rezultati, vendosi që mënyra e vetme për të “shpëtuar” fëmijën nga talljet e shokëve do të ishte vrasja e tij.

Nëna mizore mendohet se e ka mbytur me shall djalin në tualetin e spitalit ku kishte kryer operacionin.

Duke dashur të arratisej nga vendngjarja, ajo ka përplasur makinën dhe ka rrëfyer krimin e neveritshëm pasi është trajtuar në spital për plagët e marra.

“Veshët e tij u bënë më të mëdha pas operacionit. Ishte bërë shumë i shëmtuar. Do të ndihej edhe më i turpëruar para shokëve të tij. E vrava që të mos tallej nga shokët. E mbrojta nga një jetë të mbushur me tallje”, ka thënë 37-vjeçarja.

Kirurgu Metin Yilmaz, i cili i bëri operacionin djalit, tha: “Jam i shokuar. Ishte një operacion i thjeshtë dhe që pati sukses. Nuk pati asnjë problem dhe djali ishte gati të shkonte në shtëpi.”

Top Channel