Shkencëtarët dhe astronomët besojnë se sistemi ynë diellor fsheh të paktën edhe një planet tjetër në atë që njihet si brezi i asteoridëve, në zonën më periferike të tij.

Njëri prej tyre është edhe Ceres, një planet me përmasa të vogla që fillimisht besohej se ishte një asteroid, por sot pjesa më e madhe e komunitetit të shkencëtarëve e përfshijnë në grupin e planeteve xhuxhë, së bashku me Plutonin.

Imazhet nga ky planet janë të pakta dhe akoma më të pakta njohuritë për orbitën apo sipërfaqjen e tij.

Së fundmi sonda hapësinore e NASA-s, “Dawn”, që është duke iu afruar Ceresit, solli në Tokë imazhet më të pastra prej andej.

Imazhet e sjella jo vetëm që nuk e shuan, por e shtuan kureshtjen dhe misterin që mbulon këtë planet.

“Prisnim që të mbeteshim të habitur, por jo kaq!”, thotë udhëheqësi i studimit, Chris Russell.

Për ta krateret janë misterioze, por akoma më shumë disa pikë të shndritshme që dallohen në një distancë më të afërt. NASA shpreson që të grumbullojë më shumë të dhëna për Ceresin pas datës 6 mars, atëherë kur “Daën” parashikohet të vendoset në orbitën e këtij planeti.

Top Channel