Zv.Presdenti i Google paralajmëron “epokën e errët dixhitale”

13/02/2015 00:00

Njerëzimi është futur në “Periudhën e errët të epokës dixhitale” dhe gjeneratat në vazhdim mund të kenë shumë pak ose aspak informacione dhe dokumente mbi shekullin e 21.

Ky është paralajmërimi i lëshuar nga Vint Cerf, i konsideruar si një ndër themeluesit e internetit modern dhe zv.Presidenti i Google.

Ai shpreh shqetësimin se ne do të humbasim imazhet dhe dokumentet që kemi të ruajtura nëpër kompjutera dhe kjo do të ndodhë po nga duart tona, kur ‘hardëare’-et dhe softëare-t aktualë të kenë dalë jashtë përdorimit si pasojë e futjes së një teknologjie më të avancuar.

Këto deklarata Cerf i bëri gjatë fjalës së tij në një konferencë shkencore të mbajtur në San Jose në Shtetet e Bashkuara.

Cerf zbuloi në përcaktimin e rrugëtimit të të dhënave nëpër internet…dhe ndoshta është i vetmi punonjës i Google që mban një kollare. Aktualisht ai thotë se është i përqendruar më shumë në zgjidhjen e problemit që kërcënon të ‘fshijë historinë’ dhe këshillon që njerëzit, përveç ruajtjes së dokumenteve apo fotografive në kompjuter, t’i rikthehen printimit të tyre e t’i ruajnë nëpër albume.

Top Channel