“Ka ardhur koha të kontaktojmë jashtëtokësorët”

13/02/2015 00:00

Një ekspert i kërkimeve mbi jashtëtokësorët ka thënë se tashmë ka ardhur koha që të kontaktohen alienët.

Dr. Seth Shostak, drejtor i Kërkimit për Inteligjencën Jashtëtokësore (Seti), deklaroi për BBC se “duhet që të transmetojmë diçka në yjet e afërt sepse ka mundësi që të na kthehet përgjigje”.

“Në institutin tonë nuk duam vetëm të dëgjojmë, por të transmetojmë te të tjerët. E di që shumë njerëz janë kundër kësaj gjëje sepse është e rrezikshme. Është si të qëllosh në xhungël, ti nuk e di se çfarë ka aty dhe është më mirë të mos qëllosh. Mund t’i japësh motiv alienëve të shkatërrojnë Tokën”, shpjegoi Shostak.

Gjithsesi, ai mendon se nëse do të donin ta bënin këtë gjë, alienët do e kishin bërë me kohë pasi e dinë se ku jemi.

Për më shumë se 30 vjet, doktori dhe stafi i tij kanë përdorur mjete për të kapur sinjale të jetës jashtëtokësore dhe tani po mendohen për hapin e radhës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA