Të pushohesh nga puna pa e nisur ende atë

09/02/2015 00:00

Në epokën e rrjeteve sociale ndarja me miqtë e përditshmërisë jo gjithmonë është një mendim i zgjuar dhe rasti i mëposhtëm është një mësim i mirë se përse duhet të mendohemi dy herë para se të postojmë.

Një përdoruese e Twitter-it u pushua nga puna ende pa e nisur atë. Cella publikoi në profilin e vet një status ku njoftonte të gjithë ndjekësit se më në fund do të niste punë.

“Nesër nis atë dreq pune!”, shkruajti ajo.

Për fatin e saj të keq, mes ndjekësve ishte edhe një person pjesë e stafit ku ajo kishte fituar intervistën e punës, që nuk i kish pëlqyer ky postim dhe ja referon pronarit.

Dhe përgjigjja Cella-s i mbërriti po nëpërmjet Twitter-it. “Jo! Ti nuk do ta nisësh atë ‘dreq’ pune nesër! Sapo të pushova! Paç fat pa para dhe e papunë!”, ishte përgjigja e Robert Waple, pronar i një picerie.

Vajza kishte fituar intervistën për të pritur porositë në telefon dhe përveç vendit të punës dhe një page modeste humbi edhe picat falas.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB