Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar
Homoseksualiteti jo vetëm që nuk tolerohet, por ndëshkohet në format më të dhunshme të mundshme nga ana e ekstremistëve të ISIS-it.
Në një rast të tillë, një burrë, që besohet se ishte rreth 50 vjeç u hodh nga kati i shtatë i një ndërtese në qytetin Tal Abyad në Siri.
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, me qendër të Londër tha se ‘krimi’ i viktimës ishte një marrëdhënie homoseksuale që kishte.
Por pavarësisht lartësisë ai mundi t’i mbijetojë rënies dhe në një moment të dytë shihet i ulur në shesh i rrethuar nga luftëtarë të ISIS-it. Këta të fundit pasi qendrojnë për pak momente e qëllojnë me gurë për vdekje.
Ky ishte rasti i dytë i ekzekutimeve të këtij lloji brenda këtij muaji. Në një rast të mëhershëm në territoret e kontrolluara prej xhihadistëve në Irak një i ri gjeti vdekjen pasi u hodh nga një ndërtesë shumëkatëshe.
Top Channel