Mickey Rourke i rikthehet boksit, mposht rivalin 33 vjet më të ri

29/11/2014 00:00

Të shumtë janë ata që e njohin si aktor, por përveç talentit në ekran, Mickey Rourke ka edhe një pasion; boksin.

Në fillim të viteve ’90 për tre vite me radhë u ngjit disa herë në ring si boksier profesionist dhe rekordin e ka tetë fitore radhazi, pavarësisht se në të njëjtën kohë merrte pjesë edhe në disa projekte kinematografikë.

Pas tetë ndeshjeve pa humbje ai u tërhoq duke iu përkushtuar vetëm kinemasë, për t’iu rikthyer pasionit të tij sot, kur kanë kaluar 20 vite, në moshën 62-vjeçare dhe përballë një rivali 33 vjet më të ri.

Sfida mes Rourke dhe amerikanit Elliot Seymour u zhvillua në Moskë. Aktori fitoi takimin me knock out teknik që në raundin e dytë, pas një sërë goditjesh të forta ndaj kundërshtarit të tij.

Rourke që u pa në Moskë ishte i transformuar. Aktori që në 2008 peshonte disa kilogramë më tepër, iu nënshtruar një regjimit të fortë stërvitor dhe atletik për të qenë në maksimumin e formës që mosha i lejon përballë kundërshtarit të tij. Sfida e parë kaloi me sukses dhe ai tashmë premton se nuk do të ndalet dhe po në Rusi planifikon të zhvillojë edhe katër takime të tjera profesioniste.

Top Channel