Video/ Moment i pazakontë në Argjentinë, notari përballet me një “sulm puthjesh” nga luanët e detit Me entuziazëm dhe buzëqeshje është pritur nga publiku spektakli i humorit “Verë dhe Portokalle”, gjatë ndalesës së tij në qytetin e Korçës.
Eventi veror, i cili sjell aktorët e njohur të “Portokallisë” në ture në qytete të ndryshme të vendit, mblodhi qindra qytetarë, vizitorë dhe turistë në sheshin para Katedrales “Ringjallja e Krishtit”.
Mbrëmja dhuroi një atmosferë festive përmes skeçeve me batuta të përshtatura për kontekstin lokal, performancave dhe këngëve.
Për artistët e trupës, Korça mbetet gjithmonë një nga ndalesat më të dashura dhe mikpritëse të këtij turi veror.
“Korça flakë si gjithmonë, dhe jam shumë i lumtur që jemi për herë të disatë në Korçë me Verë dhe Portokalle, edhe pse fatkeqësisht bashkia e Korçës nuk na mbështeti për këtë aktivitet, ne nuk mund ta linim publikun e Korçës. Faleminderit Korçë e bukur, të jemi mirënjohës edhe një herë”, u shpreh aktori Gaz Paja.
Turi i “Verë dhe Portokalle” do të vijojë udhëtimin drejt Kolonjës, ku do të përmbyllë edhe këtë edicion veror pranë spektatorit që i ndjek prej dekadash.
Top Channel