Përplas makinën me vlerë 1.15 mln $ 24 orë pas blerjes

27/11/2014 00:00

Ishte një nga 375 modelet e prodhuara, por tashmë një McLaren P1 i vitit 2015 është shkatërruar tërësisht pas një aksidenti të rëndë në Dallas, mëngjesin e së mërkurës.

Fatmirësisht, pronari i kësaj ish-supermakine, ka shpëtuar për mrekulli nga aksidenti, por me siguri do të jetë shumë i trishtuar për faktin se makinën nuk e gëzoi dot as 24 orë.

Makina McLaren P1 me vlerë 1.15 milionë $ mund të arrijë një shpejtësi prej 350 km/h.

Fotot e aksidentit janë bërë nga një kalimtar i rastit dhe janë postuar në Instagram.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel