Siberi, ngrin avioni, pasagjerët e shtyjnë

26/11/2014 00:00

Të 74 pasagjerët e një avioni charter në Siberi janë detyruar të zbresin në pistën e mbuluar nga dëbora, në një temperaturë minus 52 gradë dhe të shtynin avionin, rrota e të cilit ishte bllokuar nga ngrica.

Lajmin e bën të ditur portali online LifeNews, sipas të cilit vaji i frenave të rrotave të avionit, tip “Tupolev T-134”, kishte ngrirë duke penguar për rrjedhojë ngritjen e avionit në ajër.

Por mjeti ka marrë menjëherë fluturimin pas shtyrjes së pasagjerëve, punonjës të një institucioni që po transferoheshin nga lokaliteti Igarka në Krasnoiarsk për arsye pune.

Ajo që rrezikon tani është kompania ajrore “Katek Avia”, e akuzuar nga prokuroria lokale se nuk ka respektuar normat e sigurisë.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel