Ndodhej në bibliotekën e Universitetit të Floridës në momentin kur një ditë më parë një i ri hyri i armatosur dhe hapi zjarr, duke plagosur tre veta. Edhe atë e zuri një plumb, pasi ishte objektivi i parë i agresorit, por librat që kishte në çantën e shpinës i shpëtuan jetën.

Studenti Jason Derfuss postoi online një seri fotosh që tregojnë se si plumbi i qëlluar në drejtim të tij nuk i depërtoi në trup falë disa librave që ai sapo kishte marrë në bibliotekë për një projekt.

“Autori më qëlloi mua të parit. Dëgjova të shtënën prapa meje, por nuk ndjeva gjë, nuk më dhembi fare. Ai ishte 5 metra larg, por qëlloi librat e mi. Libra që vetëm një minutë më parë i kisha marrë në bibliotekë dhe që nuk prisja të ndalonin plumbin. Por ja që ndodhi”, tregon Derfuss në rrjetet sociale.

Edhe një student tjetër postoi në rrjetet sociale disa foto të ngjashme dhe shkruante në profilin e tij se kur mbërriti në shtëpi gjeti plumbin në çantën e shpinës dhe më pas vajti në polici për të bërë deklaratën e tij mbi ngjarjen.

Policia që mbërrit në bibliotekën e universitetit të Floridës qëlloi për vdekje personin e armatosur, por jo para se ai të plagoste tre persona. Të tre këta të fundit pritet t’i mbijetojnë plagëve.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel