Një baba anglez u vesh si Njeriu-Merimangë për t’i bërë një surprizë ditëlindjeje djalit të tij 5-vjeçar i cili ka një tumor në tru.

Në një video që është klikuar më shumë se 1 milionë herë në YouTube, Mike Wilson shihet duke u hedhur nga çatia e shtëpisë së tij dhe duke uruar vogëlushin e hutuar.

“Doktorët i kanë dhënë 1 vit jetë dhe na kanë thënë që e folura dhe koordinimi i tij në lëvizje do të përkeqësohen nga trajtimi. Doja t’i bëja një surprizë të veçantë. Ai është një fans i çmendur i Njeriut-Merimangë, e ka dhomën të mbushur me postera. Kostumin e porosita në SHBA dhe erdhi në kohë fatmirësisht”, tha babai.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel