Pritja e Merkel nga fiset indigjene

14/11/2014 00:00

Kancelarja gjermane Angela Merkel është e angazhuar në misionin e jashtëm më të gjatë të karierës. Ajo është nisur për një udhëtim 6-ditor që e ka çuar në Zelandën e Re dhe që më pas do ta çojë në Australi.

Të premten Merkel do të takohet me kryeministrin zelandez John Key, për të udhëtuar më pas në Brisbejn për samitin e G20-ës dhe për të vazhduar në Sidnej më 16 nëntor, për një takim dypalësh me kryeministrin australian Tony Abbott.

Në pritje, ajo ka zhvilluar një tur në ishullin Mototapu të Zelandës së Re, ku është pritur nga fiset indigjene sipas ritualeve lokale.

Merkel ka vëzhguar procesin e shpëtimit të një zogu të llojit kiwi, në kuadër të projektit të mbrojtjes së kafshëve në rrezik zhdukjeje. Këta zogj jetojnë vetëm në Zelandën e Re dhe janë simboli i vendit.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel