Ecën mbi litar me sytë mbyllur në 183 metra lartësi

03/11/2014 00:00

Nick Wallenda ka arritur të ecë mbi një litar të lidhur në majën e dy ndërtesave shumë të larta në Cikago me sytë e lidhur dhe e ka bërë rrugën vajtje-ardhje. 35-vjeçari nuk ishte i lidhur me asnjë litar sigurie dhe eci në 183 metra lartësi.

Performanca e tij u transmetua drejtpërdrejtë nga Discovery Channel dhe miliona njerëz panë sesi Nick Wallenda kaloi nga kulla Marina City në Leo Burnett Building.

Gjyshi i tij, Karl Wallenda, ka vdekur në moshën 73-vjeçare duke realizuar një performancë të ngjashme në vitin 1978 në Porto Riko.

Edhe nëna e tij ka ecur mbi litar kur ishte 6-muajshe shtatzënë dhe para performancës së djalit tha: “Jam e shqetësuar pasi ai nuk ka ecur kurrë me sytë e lidhura. Është diçka e re për të.”

FOTO GALERI
3/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB