ADN më e hershme e njeriut modern

23/10/2014 00:00

Shkencëtarët kanë kompletuar hartën e plotë të ADN-së se njeriut të sotëm më të hershëm, që ka jetuar në Siberi 45 mijë vite më parë.

Analizat gjenetike tregojnë se Sapiens dhe Neanderthal u kryqëzuan 50-60 mijë vite më parë dhe “kontributi” gjenetik i këtyre të fundit tek pasardhësit ka qenë më i paktë nga sa besohej deri më tani nga shkencëtarët.

Në këtë përfundim ka mbërritur pas analizimit të mbetjeve trupore të zbuluara në Afrikë një grup studiuesish ndërkombëtarë të institutit gjerman “Max Plack”, puna e të cilëve u publikua në revistën “Nature”.

Alfredo Coppa, antropolog i “Sapienza” në Romë dhe pjesëmarrës në studim, thotë se bëhet fjalë për një provë tjetër të kryqëzimit të afërt mes Neandertalit me Homo Sapiens. Zbulimi ka ngushtuar edhe harkun kohor kur ka ndodhur ky kryqëzim duke e çuar në 10 mijë vite, pra mes periudhës 60-50 mijë vite më parë.

Askush prej antropologëve nuk dyshon tek kryqëzimi i Sapiens me Neandertalin, por debati ishte zhvendosur në periudhën se kur ka ndodhur ky kryqëzim dhe teoritë e studimet e deritanishme sugjeronin një fashë të gjërë kohore, nga 37 mijë deri në 86 mijë vite më parë.

Top Channel