Hani këto ushqime në mëngjes për të shmangur urinë disa orë më vonë…
Duket si makinë, lundron si një varkë, por në të vërtetë është një Ferrari…ose më saktë, një kopje identike e drunjtë e “Kokëkuqes” së famshme italiane.
E cilësuar si njëra prej varkave më të çuditëshme të ndërtuara ndonjëherë u hodh në ujë për herë të dytë që nga 2001, kur u prezantua nga artisti italian, Livio De Marchi. De Marchi ndërtoi varkën i frymëzuar nga Ferrari F50 duke e përshtatur me kushtet ku ka banesën e tij, në zonën me ujë të Venecias.
Varka prej vitesh qendron në muzeun e San Diegos që e bleu atë prej De Marchi-t.
“De Marchi gjithnjë ka patur dëshirën për të bërë të veten një Ferrari, dhe kjo ishte e vetmja që mund të qarkullonte nëpër Venecia”, thotë Terry Brennan, kurator i Muzeut të San Diegos.
Top Channel