Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar
Një sfidë “Davidi kundër Goliathit” mund të konsiderohet ajo mes një brejtësi dhe një qytetari japonez, se kush do të hante më shumë hot-dog.
Ai që ka mbizotëruar, sigurisht, ka qenë konkurrenti më i vogël dhe me shanset shumë më të pakta për fitoren.
Brejtësi protagonist i videos ia doli mbanë të rrëmbejë vëmendjen e të gjithëve, por edhe medaljen ndaj Takeru Kobayashit, japonezit që si profesion ka “të ngrënit nëpër kompeticione”.
Brejtësi sfidoi atletin e tavolinave, duke ngrënë panine të vogla të krijuara me një përmasë të përshtatur për të, duke konsumuar të paktën 10 të tilla.
Kobayashi, i cili është i famshëm pikërisht për maratonat e tij me të ngrënin, si qofte, tacos, pica dhe sanduiçë me “shpejtësinë e dritës”, ka ende të vetin rekordin botëror për hot-dogët: plot 60 copë në 2 minuta e 35 sekonda, por këtë herë i është dashur të dorëzohet përpara shpejtësisë së rivalit të tij më të vogël.
Top Channel