Nesër luan finalen e Superkupës së Italisë, ndërkohë në Kosovë, kapiteni Rrahmani merr çmimin më të lartë të futbollit Dardan Pas nisjes së Premier League dhe disa kampionateve të tjera, sonte në mbërmje do të startojnë dhe emocionet e Ligës së Kampioneve, me ndeshjet paraeleminatore.
Do të jenë 20 skuadra të cilat do të kërkojnë një vend për në fazën e grupeve në kompeticionin më të dëshiruar nga klubevet e mëdha.
Tre sfidat më të rëndësishme të së martës do të jenë Napoli-Atletico Bilbao, Besiktas-Arsenal dhe Kopenhagen-Leverkusen.
Italianët e drejtuar nga Benitez shihen më favoritë se baskët e Bilbaos, kjo dhe për faktin se skuadra napolitane ka lojtarë me më shumë ekperiencë në arenën europiane.
Një tjetër përballje interesante pritet të jetë dhe ajo mes Besiktasit dhe Arsenalit. Anglezët e drejtuar nga Arsen Wenger sigurisht që shihen si më favoritë, por ndeshja e parë në Stamboll përpara tifozëve të zjarrtë të Besiktas nuk do të jetë aq e lehtë për ta.
Ardhja e Debushis dhe Alexis Sanchez e ka forcuar akoma më shumë këtë skuadër, pika e dobët e të cilës vazhdon të mbetet mbrojtja. Përsa i përket sfidës mes Copenhagen dhe Leverkusen nuk pritet të jetë ndonjë lojë e hapur.
Danezët luajnë shumë të ngjeshur në mbrojtje dhe gjermanëve nuk u intereson shumë të fitojnë në Danimarkë, një gjë të cilën me shumë mundësi mund ta bëjnë lehtësisht në Gjermani.
Top Channel