Kalendari i të mbijetuarave të acidit

13/08/2014 00:00

Të mbijetuarat e sulmeve me acid në Indi u bënë bashkë dhe pozuan me një set veshjesh të stiluara nga një viktimë e këtyre sulmeve.

Në setin fotografik me veshjet e stilistet Rupa, që vite më parë është bërë viktimë e një sulmi me acid, u bashkuan pesë të mbijetuara të tjera të këtyre sulmeve.

“Gjithnjë kam ëndërruar modën, por pas sulmi pati një pushim në jetën time. Isha shumë e pasigurtë dhe më vinte zor nga pamja ime dhe gjithnjë kamë mbuluar fytyrën time nga shenjat”, thotë Rupa, 22 vjeç.

Sulmet me acid në Indi janë të shpeshta dhe në disa raste edhe kanë marrë jetën vajzash të reja.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel