Guiness Cup, Interi mund Realin
27/07/2014 00:00
Ka nisur mirë aventura e Interit në Guiness Cup. Përpara 60 mijë spektatorëve në California Memorial Stadium, zikaltërit kanë mundur Realin e Madridit pas serisë së 11-metërshave.
Koha e rregullt u mbyll me rezultatin 1-1 me gola të shënuar nga Gareth Bale (10’) dhe Mauro Icardi (68’, 11-metërsh).
Më pas, nga pika e bardhë madrilenët gabuan tre herë, ndërsa zikaltërit dy duke mbyllur ndeshjen me rezultatin 4-3.
Pas ndeshjes, trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, deklaroi: “Jam i kënaqur sepse të rinjtë zhvilluan një ndeshje të mirë, ishin të përqendruar dhe treguan personalitet. Luajtëm mirë, në 45 minutat e para ishim shumë mirë në sulm.”
Top Channel